Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet projektligji “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit”.
Alibeaj gjatë seancës ka drejtuar disa pyetje në lidhje me emigracionin e shqiptarëve drejt Britanisë.
Sipas tij të gjithë anëtarët duhet të nxjerrin të dhënë konkrete në lidhje me informacionin që do i përcjellin Britanisë.
“Çfarë informacioni do t’i ofrojmë Britanisë në lidhje me emigracionin e shqiptarëve. Pse shqiptarët migrojnë në mënyrë të paligjshme. Të eliminojmë shkaqet e emigracionit. A ka një studim, analizë në gjithë këtë periudhë. Përse shqiptarët sot ikin? Të themi realitetin, pasiguria, dëshira, ekonomia, a ka një analizë të plotë? A do të jepen informacione për rrjetet kriminale”, tha ai.