Komisioni i Ligjeve/ Çupi dhe Bushka debat për sulmet kibernetike: Mos abuzo me të drejtën e fjalës

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme ku po diskutohej Projektligji për krimin kibernetik është shoqëruar me debate të shumta. Deputetja e PD-së Dhurata Çupi është ka debatuar me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka Ferhati.

Gjatë diskutimit për aderimin e Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike, Çupi i tha zv-ministres së Drejtësisë se nuk ka mbrojtje kibernetike, ndonëse janë shpenzuar 190 milionë euro në tendera sekret. Në këtë moment ka ndërhyrë Ferhati e cila iu drejtua deputetës së PD-së se ka dalë jashtë rendit të ditës dhe nuk mund të flasin për tema jashtë projektligjit.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: Unë do të doja të ju pyesja se duhet të keni përgjigje përderisa merrni përsipër të mbroni materialin. A keni ju dijeni për një akuzë që tashmë është bërë publike. Janë shpenzuar 190 mln euro për mbrojtjen kibernetike nga të cilat rreth 40 përqind janë me procedura të tendera sekret. Keni dijeni ju për këto shpenzime? Keni bëri ju ndonjë analizë se si 190 milion euro prokuroren nga AKSH me tendera sekret për të cilat drejtori i DSIK-së dha përgjigjen e vet dhe tha se duhet të kishte një hetim.

Klotilda Bushka: Po dilni jashtë teme, nuk mund të kaloni në këto pyetje që nuk lidhen me projektligjin…

Dhurata Çupi: Mos abuzoni me të drejtën e fjalës, unë bëra një pyetje. Lëre të përgjigjet, si cakton ti pyetjet!

Adea Pirderi: Përgjigjen do ua sjell me shkrim…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *