Kreu i Prokurorisë kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja ka mbajtur fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve.
Kraqja tha se korrupsioni dhe pastrimi i parave është një fenomen i pranishëm, për këtë arsye dhet një punë e madhe për ta luftuar.
“Ne kemi kërkuar të forcohet siguria e strukturës (SPAK) për të dhënë produkte sa më pozitive. Me rëndësi është vullneti i mirë për t’u bërë. Çështjet janë shumë komplekse, kuptohet që ka disa prioritete që t’i vendos vetë ligji. Secili prokuror i vendos vetes prioritete në raport me dosjen që ka. Nga perceptimi ynë padiskutim që ka, ka korrupsion në të gjitha strukturat në të gjitha fushat. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm. Ne si prokurori kemi pasur prioritet pjesën e korrupsionit, hetime të zyrtarëve të nivelit të lartë”, tha ai.