Vetëm një ditë pas operacionit të bujshëm kundër tetë grupeve të rrezikshme kriminale në vend, kreu i SPAK, Arben Kraja është duke zhvilluar këtë të premte në një seancë dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) gjatë vitit 2021 në Komisionin e Ligjeve.
Kraja tha se është ngritur një laburator për eksperimentimeve digjitale, kjo e investuar nga paratëe fituara nga me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal
“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë eficient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja.