Komisioni i Ligjeve/ PS miraton të propozuarin e Berishës, “nuk përmbahet” Bardhi: O të pafytyrë! Keni 6 muaj që…

Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar këtë të premte në lidhje me kandidaturat e paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

Sakaq, në këtë mbledhje nuk kanë munguar as akuzat nga ana e deputetit, Gazment Bardhi pasi sipas tij një prej kandidaturave (Simon Miraka) i cili ka marrë edhe mbështetjen e mazhorancës, është propozuar nga grupi i Berishës.

“Jeni të pafytyrë se keni bërë një betim që nuk votoni asnjë person të propozuar nga non grata, ja tek e keni firmën, sapo votuat një person që është propozuar nga non grata, po ju tregoj se çfarë përfaqësoni ju, ata njerëz që tjetër thoni dhe tjetër bëni. Jeni betuar ju, keni 6 muaj, që do rrëzoni çdo dokument që vjen nga non gratat, shpjegojeni votën tani”, tha Bardhi.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *