Komisioni i Reformës Territoriale është mbledhur sërish këtë të mërkurë, ku janë duke kryer takime me pëfaqësues nga Bashkia Tiranë, Lezhë, Maliq dhe Ministria e Brendshme.
Të pranishme në seancë, bashkëkryetarët e komisionit Anila Denajt dhe Dhurata Çupit janë përplasur me njëra-tjetrën, pasi Denaj theksoi se karriget e anëtarëve të opozitës janë bosh.
Kjo është kundërshtuar nga Çupi, pasi sipas saj opozita nuk ka përballë personin i cili përfaqëson qytetaret.
Pjesë nga debati:
Anila Denaj: Nuk kemi debat për radhën, por është e rëndë që opozita ska prezencë sot, janë bosh karriget e anëtarëve të opozitës. Ky komision duhet të niste në 09:00 e nisi me vonesë, pasi s’ka asnjë deputet të opozitës.
Dhurata Çupi: Jemi këtu për të dëgjuar kryetarët e bashkive.
Anila Denaj: Po duhet të ishte opozita ta dëgjonte, që nuk është dhe nuk po i përfaqëson qytetarët. Edhe pse opozita e ka kërkuar këtë komision, karriget janë bosh.
Dhurata Çupi: Duhet të ishte dhe kryetari i bashkisë. Të ishte aty.
Anila Denaj: Bashkia e Tiranës është e përfaqësuar. Respektojmë njëri-tjetrin kur marrim fjalën. Është debat i panevojshëm.
Dhurata Çupi: Është shumë i nevojshëm.
Anila Denaj: Pa emocione. Opozita duhet të ishte këtu për t’i dhënë rëndësinë.
Dhurata Çupi: Dilni në media dhe jepni deklarata fundore dhe më pas kërkoni mbushje karrigesh. Mos jepni deklarata ndërsa këtu nuk vjen kryetari i Bashkisë.
Anila Denaj: Ju lutem ruani qetësinë.