Komisionit të Sterilizimit dhe Check Up, audituesja e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Beunilda Zenelaj ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ndërhyrjet kriurgjikale të kryera gjatë 2022-shit.
Gjatë fjalës së saj audituesja e KLSH Beunilda Zenelaj iu referua edhe sterilizimit.
Zenelaj u shpreh se tre llojet e spitaleve, universitare, rajonale dhe bashkiake, ka rezultuar se ka përdorim të seteve të ndryshme për të njëjtën tipologji kirurgjikale
“- Në 15 mijë e 339 raste në Spitalet Universitare;
- në 8 mijë e 708 raste në Spitalet Rajonale dhe
- në 55 raste në Spitalet Bashkiake.
Niveli i lartë i deviacioneve, ku për të njëjtën tipologji kirurgjikale përdoren nivele të ndryshme të kompleksitetit të seteve:
- 52 % të rasteve në spitalet universitare
- 48.5 % të rasteve në spitalet rajonale
Kjo tregon mangësitë në përfshirjen e kirurgjive sipas tipologjisë, lpojit të seteve, gjë e cila shoqërohet me rritje të shpenzimeve referuar çmimeve sipas kompleksitetit të seteve.
Rikonfigurimi i tyre në vitin 2020, nuk ka minimizuar problematikën e evidentuar edhe në auditimin e mëparshëm të kryer nga KLSH”, tha ajo