Komisioni i Shëndetësisë, Manastirliu: Spitalet do të kenë autonomi financiare

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë e pranishme këtë të hënë në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë për ligjin e ri të spitaleve.

Gjatë fjalës së saj, Manasterliu tha se ky ligj do të bëjë që spitalet të cilat janë të përgatitura me burimet njerëzore, të administrojnë në një tjetër nivel qoftë buxhetet e alokuara por edhe të kenë mundësi të krijojnë mënyra të reja për të vetëfinancuar spitalet, nëpërmjet marrëveshjeve me të tretët

“Ligji parashikon risi, duke futur konceptin e ri të modelit të autonomisë spitalore. Një model i cili parashikon të krijojë dy nënmodele: modelin e autonomisë spitalore menaxheriale dhe modelin e autonomisë spitalore financiare, nëpërmjet një instrumenti që e kemi quajtur “kartën e autonomisë spitalore”. Kjo do të bëjë të mundur që spitalet, të cilat janë të përgatitura me burimet njerëzore, të administrojnë në një tjetër nivel qoftë buxhetet e alokuara por edhe të kenë mundësi të krijojnë mënyra të reja për të vetëfinancuar spitalet, nëpërmjet marrëveshjeve me të tretët. Kjo do të sjellë që ne t’i kemi mjekët më shumë brenda spitaleve tona për t’u kujdesur shumë më shumë për pacientët, edhe përtej kohës së punës.

Do të krijojë për pacientët që duan të kenë konsulta ambulatore jashtë sistemit të referimit, një akses më të drejtpërdrejtë në shërbime. Dhe sigurisht kjo bazuar në kosto dhe tarifa të miratuara, sipas të metodologjive që parashikon ligji dhe që ne jemi duke i punuar në vijim të akteve nënligjore që do të dalin menjëherë pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit të ri për kujdesin spitalor”, tha Manastirliu.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *