Me debate ka nisur sot Komisioni i Sigurisë ku pritet të flasë kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Por për ‘fjalën për procedurë’, deputeti i PS-së Ervin Salianji dhe ai i PS-së, Nasip Naço janë përfshirë në një debat. Naçi kërkoi 5 minuta pushim ndërsa Salianji e akuzoi se kishin frikë të përballeshin me opozitën.
Pjesë nga debati:
Nasip Naço: Se kam mbaruar fjalën
Saklianji: Ma kalo more fjalën për procedurë, pse çfarë e ke ti pronë?
Naço: Shyqyr janë mediat që bëheni protagonistë këtu. Repsektoni rregulloren ose ta mbyllim fare
Salianji: Keni frikë të përballeni me ne
Naço: Po ça frikë ore, dilni nga depresioni që jeni futur, ça frike kemi ne?
Naço: 5 minuta pushim
Raportimi i Vlora Hysenit do të bëhet për tensionet në veri të Kosovës.