Komisioni për 25 prillin nis me debate/ Asnjë përgjigje për pyetjet e PD-së! Si i kthehet Bushka-Alibeajt

Pasditen e sotme, është mbledhur Komisioni Hetimor për 25 prillin. Kryetari Enkelejd Alibeaj tha se asnjë institucion që i është dërguar për kërkesë informacion për 25 prillit, nuk ka kthyer përgjigje. Ndër të tjera, Alibeaj është shprehur se e vetmja përgjigje që është kthyer janë pyetjet që mazhoranca ka pasur për opozitën, mbi pyetjet për strukturën e armatosur të PD-së.

“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektoriateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, 4 kërkesa drejtuar OSHE, KESH, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje. ”, tha Alibeaj.

Klotilda Bushka është shprehur se nuk duhet të ushtrojmë presion mbi instuticionet dhe të jemi objektivë në atë që kërkojmë.

“Nëse ky afat është duke ecur nuk mund të themi që nuk janë përgjigjur. Të jemi objektivë dhe të mos ushtrojmë presion mbi instuticionet. Ata e dinë që duhet të kthejnë përgjigje. Të mos nxitohemi”- tha ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *