Komisioni për Reformën Territoriale/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar të PD-së, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Enkelejd Alibeaj ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ditën e nesërme. Mbledhja do të zhvillohet në orën 15:30 në selinë blu.

Sipas informacioneve raportohet se gjatë kësaj mbledhje, do të zhvillohen diskutime për fillimin e procesit të reformës territoriale.

Kujtojmë se të mërkurën do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për Reformën territoriale.

Duke u nisur nga kjo, demokratët do të konsultohen mbi dokumentin për çështjet që do të diskutohen në këtë komision.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *