Këtë të martë është mbajtur Komisioni për Integrimin Europian, ku po diskutohen ndryshimet lidhur me tatimin mbi të ardhurat.
Të pranishme kanë qenë deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ku kjo e fundit e pyetur për projektligjin lidhur me akcizën ‘ka ngecur ngushtë’.
E pyetur nga Tabaku se përse nuk ka një tabelë përafërimi, Ibrahimaj tha se do i kthente një përgjigje me shkrim, pasi nuk kishte informacion.
Pjesë nga biseda:
Ibrahimaj: Projektligji për akcizat nuk mund të them pse nuk ka ardhur.
Tabaku: Tabelën e përafrimit e plotësoni ju, nëse nuk ka tabelë nuk vjen këtu. Është zgjidhja juaj.
Ibrahima:.….
Tabaku: Nuk keni dorëzuar tabelë, ju nuk e keni plotësuar
Ibrahimaj: Do interesohem me stafin. Në dijeninë time ka ardhur një specialist për të raportuar lidhur me akcizën.
Tabaku: Me dëshirën tuaj nuk keni dorëzuar tabelë.
Ibrahimaj: Do të kthej përgjigje me shkrim…