Komisioni Rregullator i KQZ nuk miratoi dje afatet procedurale që lidhen me zgjedhjet në Himarë.
Nuk u miratuan afatet për arsye se 3 anëtarë të komisionit votuan pro dhe dy të tjerë kundër.
Në bazë të ligjit duhet të merren të paktën 4 vota.
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 4 gusht për zgjedhjet në Himarë.
Partia socialiste ka kandidat Vangjel Tavon, ndërsa opozita akoma nuk e ka caktuar.