Komisioni Rregullator i KQZ-së rrëzon propozimin e PD-së, ja kur nis fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale

Komisioni Rregullator i KQZ-së, nuk e ka pranuar propozimin e Partisë Demokratike, që fushata e zgjedhjeve lokale të pjesshme për 6 bashki të nisë në datën 7 shkurt, duke vendosur që ajo të startojë më 19 shkurt.

Anëtarët e Komisionit kanë bërë me dije se në kushtet ku po zhvillohen këto zgjedhje, nuk ka kohë të mjaftueshme që kandidatët të prezantojnë programet e tyre jo më shumë se në një afat prej 2 javësh.

DISKUTIMET NË MBLEDHJE:

Ylli Merkaj, Sekretari përgjithshëm: Ne këtë afat e kemi përcaktuar se janë 13 KZAZ. Do bëhet verifikimi i 100 personave, duhet trajnim për këta persona. Nëse partitë do të sjellin persona, akoma më mirë, Na duhet një kohë që 24 orë këta anëtarë të trajnohen.

Helga Vukaj, Anëtare e komisionit rregullator: Jemi mësuar që në çdo zgjedhje në 30 ditë shpalosen programet. Jemi të vetëdijshëm se nuk ka kohë. Do i japim mundësi subjekteve dhe kandidatëve të pavarur që të kenë mundësi që qytetarët të njihen me programet e tyre, por jemi të kushtëzuar nga afatet ligjore. Do priremi që t’i respektojmë dhe nuk mund t’i anashkalojnë. Nuk di se ku mund të gjejmë hapësirën për t’i dhënë më shumë kohë kandidatëve për të pasur kohë për shpalosje programi më shumë se dy javë.

Madalena Koja: Afati i ngritjes së KZAZ-ve në rastin e zgjedhjeve të pjesshme është afat i shtrirë në kod. Ky afat duhet të jetë jo më vonë se 10 ditë. Në rastin tonë ne kemi ofruar aq sa është e mundur. Kemi vendosur gjysmën e kohës, pra datën 25 janar, për dorëzimin e propozimeve nga ana e subjekteve politike për ngritjen e KZAZ-ve.

Indrit Sefa: Siç e përmendet edhe më parë ku projektvendim përcakton datën e fundit, 12 shkurtin, që të përmbyllet regjistrimi i kandidatëve. Edhe 12 shkurti do të ishte e nevojshme që të kemi sa më shumë kohë për fushatë elektorale. Kjo do i shërbente kandidatëve dhe qytetarëve. Sa i përket afateve që janë përgjysmuar, e dimë se nuk jemi në kushtet normale. 2 javë, e dini shumë mirë se ka bashki që kanë shumë banorë, siç është Bashkia e Durrësit. Në 2 javë kandidati nuk orientohet dot jo më të shpalos programin. Ndaj kërkon sakrificë nga të gjitha palët. Edhe ne si PD jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me KQZ. Do i japim mundësi zgjedhësve që të votojnë alternativën që duan.

Ilirjana Nano, Kryetare komisionit rregullator: I mbetem të njëjtën qëndrim që janë procese të nevojshme, të domosdoshme, të përcaktuar me afatet më të ngushta të mundshme. por janë procese që nuk kapërcehen. Në kuadër të kohës së nevojshme, është zgjedhur një afat më i shkurtër.

Madalena Koja: Afati 10 ditor i cituar më lart, bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme.
Dritan Caka: Jemi në kushtet kur nuk kanë ngelur as 5 ditë për partitë politike, për të propozuar anëtarët e KZAZ. Po shoh në tërësi pjesën e afateve që KQZ ka sjellë pranë nesh. Shoh edhe data që janë ditë jave, jo pushimi. Çdo ditë që shtyhet, mund të shtyje me më shumë afate, afatet pasardhëse. Ndaj si përfaqësues të partive politike, ju them që ti shohim më me objektivitet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *