Kompani e huaj për hetimet e vdekjes së katër rusëve, Prokuroria e Kavajës merr nënkontraktorë

Detaje të reja janë mësuar nga dosja e vdekjes së katër turistëve rusë në ambjentetet e një hoteli në Qerret të Durrësit.

News 24 raporton se Prokuroria e Kavajës i ka bërë kërkesë një kompanie të huaj për të kryer analizat e ujit të pishinës së hoteli ku u gjetën viktimat. Bëhet me dije gjithashtu se ende nuk ka dalë akt-ekspertiza që pritet të hedhë dritë mbi vdekjen misterioze të katër shtetasve rusë.

Deri më tani dyshimet janë se viktimat, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë.

Përfaqësues të Ambasadës ruse në Tiranë ishin javën e kaluar në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, për të marrë të dhëna mbi vdekjen e mistershme të katër turistëve rusë. Ata nuk pranuan të komentojë për mediat, por janë futur në ambientet e Institutit ku kanë qëndruar për disa minuta

 Janë disa pista hetimi deri më tani mbi tragjedinë e katërfishtë, ku së pari është përdorimi i tepruar i klorit në pishinën ku u gjetën viktimat, por edhe mosventilimi i mjaftueshëm i ambientit, ndërsa nuk përjashtohet edhe helmimi. D ngjarjen si vrasje e mundshme, por pa pasur një autor.

Mësohet se ka qenë një prej recepsionistëve të hotelit ai që u be dëshmitari i parë i skenës tronditëse dhe gjeti të pajetë turistët rusë. Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para hetuesve se ka qenë ora rreth 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *