Jo vetëm njerëzit e drogës dhe punëve të tjera të pista nëpër Evropë, Ekuador, Meksikë, Kolumbi etj., por edhe grupet e mashtrimit me call centera në Tiranë përdorin forma të ndryshme për të sjellë paratë e pista në Shqipëri.
Një nga kanalet dyshohet se është edhe kompania Pati Travel, e maskuar si një agjenci udhëtimesh, autobusët e të cilës janë kapur në pika kufitare me para të pista.
Patri Travel, me pronar në letra Patriot Rexhmati, dyshohet se sjell paratë e e mashtrimit me call centera si dhe të drogës nga Belgjika dhe vende të tjera drejt Shqipërisë, në këmbim të 12 % të shumës.
Kompania po korr sukses në këtë bizens kriminal, pasi ka krijuar një rreth klientele, ndërsa paratë i jep direkt në Tiranë, para se të marrë shumat në Belgjikë dhe vende të tjera.
Pati Travel i jep kokave të mashtrimit me bursa dhe grosistit të drogës në Tiranë 88 % të shumës që shoferët e kompanisë do të marrin më pas në Bruksel. Duke marrë 12 % të shumës së parave, Pati Travel merr përsipër edhe riskun e kapjes së parave.
Krahas përdorimit të Bitcoin dhe disa pikave shkëmbimi parash në Tiranë, bosët e vjedhjes me call centera përodrin edhe agjensi udhëtime.
Policia përdoret për eliminimin e konkurrencës
Policia godet herë pas here ‘peshqit e vegjël’ që sjellin paratë e pista me kompani udhëtimi në Shqipëri si dhe disa celula perifetike të mashtrimit me bursa. Operacionet janë në funksion të kokave të lëvizjes së parave dhe të bosëve real të call centrave, të cilët investohen dhe paguajnë për të eliminuar konkurrentët në këtë treg kriminal.
Prapaskena do të publikojë në vijim emrat e bosëve të mëdhenj të mashtrimit me bursa në Tiranë si dhe formën e marrjes së parave dhe pastrimin e tyre.
Kapja e parave
Ndërsa në Shqipëria nuk ka ende asnjë masë ndaj kompanisë, autobusët e Pati Travel janë kapur të mbushur me paratë e karteleve të drogës që veprojnë kryesisht në Bruksel dhe Angli. Autoritetet e vendeve të Ballkanit dhe BE kanë dokumentuar ndërkohë disa raste të lëvizjes së parave të pista nga Pati Travel, por pa ndërhyrë me arrestime, për shkak të strategjisë për të zbuluar kokat e skemës.
Autobusi i kompanisë Pati Travel, me targë AA633XJ, është në pikën kufitare të Horgosh, ku janë gjetur të fshehura shuma të mëdha euro, të fshehura. Paratë e pista vinin nga Belgjika drejt Shqipërisë për llogari të një bosi droge.
Shofer i autobusit ishte Mustafa Brati, një person i besuar i vëllezërve Vullnet dhe Patriot Rexhmatit në Bruksel. Njeriu kyç dhe korrieri i vellëzerve Rexhmati është Edison Gjana, i cili ka për detyrë që të sistemojë paratë e pista në vende sa më të fshehta të autobusëve që vijnë për në Shqipëri.
Persona të tjerë, për të cilit do të flasim në vijim, mbledhin çantat me euro në Bruksel, duke i dorëzuar tek Edison Gjana, i cili fsheh nëpër autobusët e linjës.
Pati Travel, me kapital 100 mijë lekë, është themeluar 5 vite më parë. Edhe pse nga 5 vite, për gjatë 2 viteve, udhëtimet pothuajse janë bllokuar për shkak të pandemisë, kompania kishte një zhvillim dhe fuqizim të vrullshëm duke u zgjeruar me shpejtësi dhe pothuajse kapur tregun.
*Ky material eshte prone intelektuale e www.prapaskena.com