Kompania e salçiçeve kapet me 45.5 kg kokainë brenda mishit të pulave, administratori: Na i kanë futur

Administratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi i cili u arrestua pas 45.5 kilogramëve kokainë të kapur në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme ka dhënë dëshminë e tij. Para hetuesve  ka pohuar se veprimet për porositjen e mishit ku u gjet droga i kishte kryer online.

Ferizi tha se kompania prej vitesh që merret me prodhimin e salçiçeve dhe nuk ka lidhje me drogën e gjetur në kontejner.

“Kam porositur mish pule, i kam bërë veprimet të gjitha online. Kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *