Kompania izraelite: Grupi i mercenarëve rusë Wagner është nisur për në Kosovë

Kompania izraelite “Terror Alarm”,  përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter’ mbrëmjen e djeshme tha se “Grupi terrorist rus Wagner është nisur për në Kosovë”.

Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram.

Postimin në llogarinë e Twitter, “Terror Alarm” e bëri pas përshkallëzimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, ku mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *