Meta, kompania amë e rrjetit social, Facebook, ka pësuar rënie të të ardhurave për herë të parë.
Ky fakt shënon epokë të re për Facebook-un, që vazhdimisht ka raportuar për rritje prej vitit 2012. Parashikimet për muajt vijues nuk kanë treguar shenja të përmirësimit dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckberberg, ka thënë se kompania planifikon të fokusohet në periudhën afatgjatë. Të hyrat e Meta-s kanë rënë në çerekun e dytë për gati 1 për qind në 28.8 miliardë dollarë, ndërsa fitimet për 27 për qind në rreth 6.7 miliardë dollarë.
Shefja operative, Sheryl Sandberg, ka thënë se forcimi i dollarit amerikan i ka bërë të pafavorshme kurset e këmbimit. Shefi i financave, Dave Wehner, ka thënë se ulja e marketingut online në kohën e paqartësive ekonomike, është një tjetër arsye për këtë rënie. Facebook-u ka 1.97 miliard përdorues brenda ditës.
Meta ka në pronësi edhe platformat tjera si WhatsApp dhe Instagram./rel