Kompanite italiane në Shqipëri: Duhet të investohet më shumë në kualifikimin e të rinjve

Në Shqipëri operojnë 1000 kompani Italiane. Edhe për këto kompani në Shqipëri, problem mbetet gjetja e fuqisë punëtore. Presidenti i Konfindustrisë italiane në Shqipëri thotë se kërkesa e kompanive për kapital njerëzor në vend është shumë e madhe.

Në Shqipëri janë të pranishme shumë kompani Italiane të cilat kanë nevojë shumë për kapital njerëzorë kërkesa që ne i bëjmë qeverisë është që të bëjnë të pamundurën për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri.”, tha Sergio Fontana, presidenti i Konfindustrisë italiane në Shqipëri.

Fontana, bën apel që qeveria të investoj tek të rinjtë dhe formimin arsimor të tyre për të bërë të mundur qëndrimin e te rinjve në Shqipëri dhe jo emigrimin e tyre.

“Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë për çështjen e edukimit dhe për formimin e të rinjve shqiptar pasi Shqipëria ofron shumë mundësi për të rinjtë shqiptar për të zhvilluar karrierën e tyre në Shqipëri. Kështu që bashkëpunimi midis kompanive dhe qeverisë shqiptare duhet të jetë në mënyrë që të bëjnë të mundur qëndrimin e të rinjve dhe moslargimin e tyre jashtë vendit. Qeveria të mund të mbështes kompanitë me lehtësira fiskale në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë këtu.”, theksoi Fontana.

Qeveria rriti së fundmi pagën minimale nga 34 mijë lek në 40 mijë lek. Përgjatë harkut kohor të 10 viteve të fundit paga minimale ka ndryshuar 10 herë në rang vendi ku rritja ka qenë 1-2 mijë lekë, ndërsa rritja e fundit me 6 mijë lekë është më e madhja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *