Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka bërë thirrje që kompanitë e naftës dhe gazit të përballen me taksa të veçanta.
Komentet e tij vijnë pasi rritja e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë i shtyn fitimet e industrisë në nivele të reja, raporton BBC, transmeton Express.
Guterres tha se ishte “imorale” që firmat të përfitonin nga kriza.
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka përkeqësuar mungesën globale të naftës dhe gazit, duke ndërprerë aksesin në naftë dhe gaz nga Rusia – një furnizues kryesor – dhe duke rritur çmimet.
Ndërsa familjet po përballen me fatura më të larta të energjisë, kompanitë po korrin përfitime