Kompleksi i pishinave tek dega e Liqenit i rikthehet shtetit, Veliaj: Do e transformojmë në një nga hapësirat më rekreative për aktivitetet sportive

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka njoftuar këtë të enjte se kompleksi i pishinave tek Diga e Liqenit do t’i kthehet qytetit dhe fëmijëve.

Nëpërmjet një video-live, Veliaj tha se ky është një aset i jashtëzakonshëm, që do të transformohet në një nga hapësirat më rekreative për aktivitete sportive, e menaxhuar nga bashkia.

“Siç kemi treguar, disa punë i bëjmë më mirë se privati. Bashkia do ofrojë kushte komode dhe falas për të gjithë fëmijët. Ky do të jetë një ambient që do të menaxhohet nga Shoqata e Tiranës. Gjykata, Federata, qyteti, e njohën rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Nuk lejuam që zgjedhjet të vidheshin, siç ndodhi nëpër qarqet e tjera. E kuptoj që FSHF e ka të vështirë ta “gëlltisë” drejtësinë, aty ku zgjedhjet nuk bëhen me komandë, por bëhen me ndershmëri. Megjithatë, derisa Federata të kuptojë se do të duhet të pranojë pluralizëm, Shoqata e Tiranës do t’i ketë këtu ambientet, edhe fushat sportive, që çdo çuni e goce t’i jepet një shans që të shkëlqejë dhe të mos trajtohet si një mall që duhet të paguajë për të avancuar në fazën tjetër të karrierës”, tha ndër të tjera Veliaj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *