Ata kanë kohë që ngrenë pretendime për diskriminime dhe homofobi, madje në shumë shtete të Europës kanë zhvilluar protesta dhe manifestime të mëdha.
Por nga ana tjetër kjo pjesë e njerëzve me një orientim seksual ndryshe, ka fituar edhe shumë të drejta dhe në mjaftë nga shtete perëndimore, të jesh gay, nuk është më një problem apo paragjykim.
Por duket se komuniteti “LGBTQI” nuk është kënaqur vetëm me këto dhe tani ka ngritur të tjera pretendime, me idenë se shumë vende duhet të bëjnë disa ndryshime, sipas tyre të rëndësishme për diskriminimin.
Kështu, LGBTQI ka kërkuar që të termi “nënë” dhe “baba” të hiqen nga përdorimi, si në institucione ashtu dhe në dokumente dhe në vend të tyre të përdoren termat gjinor “prind që ka lindur”(nëna) dhe “prin që nuk lind”(babai).
Këto kërkesa nuk i takojnë Shqipërisë, ku prej vitesh komuniteti LGBTQI edhe pse ka fituar shumë të drejta, një pjesë edhe me ligj, përsëri pretendon se është tejet i diskriminuar.
Këto kërkesa janë bërë në një vend mjaft demokratik dhe të njohur në botë si një shtet shumë i hapur dhe pa komplekse ndaj këtij komuniteti, siç është Anglia.
Sipas “Lbc.co.uk”, komuniteti LGBTQI ka thënë se përdorimi i “gjuhës gjinore” do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave.
Sipas tyre, fjala “baba” gjithashtu duhet të shmanget, si pjesë e “gjuhës diskriminuese” dhe të zëvendësohet nga gjuha “asnjanëse gjinore”.
Por nuk ka mbaruar me kaq. LGBTQI-të gjithashtu kërkuan që “njerëzit që vetë-identifikohen si femra, duhet të jenë në gjendje të përdorin tualetet e femrave dhe dhomat e tyre të zhveshjeje, pavarësisht nga gjinia që u ishte caktuar në lindje”.
Në listën me kërkesa drejtuar autoriteve të qeverisë angleze, komuniteti gjithashtu ka kërkuar ndër të tjera që: vendet e punës duhet të përpiqen drejt “krijimit të kodit të veshjes neutrale gjinore”; banjave të të gjitha gjinive; si dhe mbulimit të kujdesit shëndetësor gratis për punonjësit transgjinorë.
/Burimi: Lbc.co.uk/