Koncerti në sheshin “Skëndërbej”/ Yuri Kim “lëshon” veten, argëtohet nën muzikën e këngëtareve shqiptare

Mbrëmjen e sotme sheshi “Skënderbej” në Tiranë është kthyer në një qendër të madhe festive, ku mijëra qytetarë po ndjekin koncertin madhështor.

Të pranishëm në festë janë zyrtarët më të lartë të vendit si kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministra të kabinetit qeveritar si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim.

Kjo e fundit këtë herë ka lënë mënjanë petkun e diplomates dhe e ka “lëshuar” veten nën tingujt e muzikës shqiptare, duke duartrokitur herë pas here  dhe duke qeshur gjatë performancës së shkëlqyer të këngëtareve dhe këngëtareve tona.

Ky koncert madhështor po bëhet në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe për hapjen e negociatave me BE-në.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *