Në sheshin “Skënderbej” do të mbahet koncerti për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE, dhe ka filluar mbledhja e qytetarëve.
Ajo që bien ë sy është skena e ndërtuar përreth statujës së heroit kombëtar, e cila është rrethuar nga 27 yjet, që simbolizojnë vendet anëtare të unionit.
Koncerti, ku do të marrin pjesë disa këngëtarë të njohur si Flori Mumajesi, Fifi apo Ronela Hajati pritet të nisë në orën 19:30, por ende nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të zgjedhë të flasë para të pranishmëve.