Është thirrur sërish në SPAK, ku po merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj.
Rrjepaj ka qene kryetari i komisionit të koncesionit, njeriu kryesor që ka firmosur për këtë koncesion.
Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se ky koncesion është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe bëhet fjalë edhe për shkeljet të tjera të rënda.
Në këtë kuadër prokurorët e SPAK kanë pyetur jo vetëm pjesëtarë të stafit pranë QSUT por dhe anëtarët e komisionit të koncesionit.