Debate të ashpëra ka pasur këtë të martë në mbledhjen e Konferencëve të Kryetarëve, për procesin e presidentit të ri.
Diskutimi është zhvilluar mes deputetit, Enkelejd Alibeaj dhe Ermonela Felaj pasi kjo e fundit i ka ndërprerë fjalën me pretekstin, se po devijonte nga rendi i ditës.
Alibeaj i është drejtuar Felajt duke i thënë se “çfarë flas unë është e drejta ime, nuk e përcakton ti momentin dhe çfarë flas unë. Kam bërë kërkesë dhe do flas për këtë pikë të rendit të ditës”.
Pjesë nga debati:
Felaj: Kush është dakord për të larguar nga rendi i ditës dy çështjet e para, siç e kërkoi Alibeaj
Alibeaj: Abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Siç kemi vepruar në të gjitha rastet edhe në mbledhjen e shkuar ka pasur një rend ditë të mriatuar nga Lindita Nikolla, por ka pasur një tjetër urdhër për rënditje të Konferencës. Nuk është e vërtetë ajo që thatë, gjënjen, ju keni kartonat dhe votoni ç’tju dalë para. Unë thashë se interes ka pika e tretë e rendit të ditës.
Felaj: S’po flisni për atë që u pyetet
Alibeaj: Se
Felaj: Jam e detyruar t’ju ndërpres fjalën
Alibeaj: A mund të shprehem…S’më respekton ti mua me respekton Kushtetua. Edhe se çfarë do të flas unë e di unë.