Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Nikolla shkruan se Shqipëria është krenare për partneritetin strategjik të merituar me NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër agresorëve të integritetit të vendeve sovrane.