Konferenca e Donatorëve/ Edi Rama zbulon shifrën që Shqipëria do t’i dhurojë Ukrainës

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e donatorëve  në Varshavë, ku njoftoi se Shqipëria do të dhurojë 1 milion euro për Ukrainën.

Gjithashtu Rama tha se shpreson që t’i jepet fund luftës sa më shpejt.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, që do të zhvillohet në Varshavë.

Ai nga aty, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, të cilët janë edhe organizatorët e takimit.

Aty do të diskutohen masat konkrete për t’ju përgjigjur fatkeqësisë humanitare të shkaktuar nga lufta, ku sipas vlerësimit të OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe strehim.

Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë, për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit.

Edhe Shqipëria do të radhitet përkrah vendeve kontribuuese, angazhim të cilin Rama do ta shprehë gjatë kësaj Konference.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet gjithashtu Konferencës përmes një videomesazhi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *