Konferenca e Kryetarëve, Alibeaj zbulon emrat e deputetëve që do të jenë në tryezë

Pas mbledhjes që zgjati gati 3 orë në selinë blu, ku u diskutua për Presidentin e republikës, Alibeaj në prononcimin e tij per mediat konfirmoi marrjen pjesë të process.

Alibeaj zbardhi gjithashtu emrat e deputetëve që do të jenë nesër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet me përfaqësuesit e mazhorancës pikërisht për Presidentin.

Nesër unë shkoj në Konferencën e Kryetarëve bashkë me anëtarët, Gjekamarkaj, Duma, Mediu dhe zonjën Doda. Në mbledhjen e kaluar secili nga deputetët ka artikuluar të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e Presidentit të Republikës, jo vetëm kaq por duke menduar se do të jetë një poroces konsultues, edhe në këtë mbledhje informuese secili deputet ishte këtu për të thënë pikërisht këtë. E mbani mënd çfarë thashë, po sikur unë të them që presidentin ta propozojë opozita, ne e bëmë. Unë besoj se Kushtetuta thotë se duhet të jetë president i shqiptarëve, dhe që të jetë president i shqiptarëve duhet të jetë një figurë neutrale, pra ne po japim qëndrimin tonë të bërë transparent se si do duhet të profilizohet Presidenti i republikës”, tha Alibeaj. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *