Deputetja e PD-së, Grida Duma ka folur në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me Presidentin.
Duma theksoi se opozita nuk do bëhet fasadë në lidhje me zgjedhjen e emrit, si dhe ajo që i intereson popullit është data.
“Duhet të dëgjojmë njeri-tjetrin me përgjegjësi. Popullit i intereson data. Nëqoftë se ju keni marrë vendimin, keni zgjedhur emrin, patjetër që ndiqni rrugën Por kjo nuk është e duhura. Ju pretendoni që opozita të vijë vetëm në minutat e fundit për të votuar, jo.
Kur ju përmendim shembujt e këqinj, qëllimi është të përmirësohemi. Ju sot vini me një vendim politik, që presidenti mos të vijë nga politika. Ju sigurisht mund ta zgjidhni presidentin në raundin e katër, por në të tretin jo. Ju kërkoni që ne të jemi fasadë”, tha ajo.