Është zhvilluar këtë të martë Konferenca e Kombëtare e nga KQZ dhe OSBE.
Në fjalën e tij deputeti, Enkelejd Alibeaj ngriti pikëpyetje për sa i përket sigurisë së votës në vend, ku pohoi se garancia e votës së diasporës është e brishtë.
“Ne për një arsye të thjeshtë, vota në këtë vend vidhet, shantazhohet, manipulohet, patronazhistët janë gjithmonë në sulm, shteti me ngarkesë të plotë për të shkatërruar të drejtën themelore të shqiptarëve. E kjo ndodh brenda vendit, mendo për ata që janë jashtë vendit se sa e brishtë është garancia që mund tu ofrohet atyre. Nëse do duhet të bëjmë disa ndryshime për votën e emigrantëve duhet ta shohim realitetin në sy. Sa më herët të shohim ndryshimet eventuale, palët janë larg kalkulimeve politike.
Konstatimi i dytë, është i vërtetë fakti që një shumicë dërmuese shqiptarësh nuk ndodhen në vend, janë larguar. Kanë ikur, me gjithë mungesën e shpresës, kanë ikur edhe duke u zbrazur nga një e drejtë që Kushtetuta i garanton, të votojnë. Vendin e kanë lënë jo me dëshirë por të detyruar. Konstatimi i tretë është që Kushtetuta i garanton të drejtën e votës qytetarëve”, tha ai.