Pas mbledhjes së Këshillit për Stabilizim Asociimit, kryeministri Edi Rama së bashku me zyrtarin e lartë të BE, Josef Borrell dhe komisionerin europian Oliver Varhelyi, kanë dalë në një konferencë për media.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka shprehur mirënjohje për mbështetjen nga BE. Më tej ai ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është gjëja më e mirë që mund të ndodhë në rajon.
“Shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që kemi marrë prej jush në një proces që ka qenë tejet i vështirë dhe i padrejt ndaj Shqipërisë. Sot me mbledhjen, na keni dëshmuar respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur.
Tanimë kjo rrugë është e çelur dhe e drejt. Më vjen shumë mirë që kjo mblehdje ishte shumë pozitive. Kemi dakordësi në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie strategjike. Shqipëri ështtë në krye në këtë rajon ku vendi ynë promovohet për paqe dhe dialog. Në shohim me admirim përpjekjen tuaj për dialogun Kosovë-Serbi pasi njohja reciproke është gjëja më e mirë që mund tu ndodhë këtyre dy vendeve. BE përmes jush dhe në bashkëpunim me SHBA i kanë ofruar rajonit një portë të hapjes për paqe dhe për njohjen reciproke. Ne jemi shumë të lumtur sot që gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve dhe nuk kemi asnjë vonesë”, u shpreh Rama.