Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Arben Kraja ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare janë bërë shumë më të rrezikshme, dhe kanë ndryshuar aktivitet.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën për “Krimin e Organizuar ndërkombëtar” ditën e sotme, Kraja u shpreh se grupet shqiptare tashmë po operojnë edhe në vende të tjera ku prodhohet dhe tregohet droga, madje edhe në Dubai. Ai theksoi gjithashtu se grupet kriminale janë bërë shumë të egra.
“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për vrasjet e ndodhura kohët e fundit.
Teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet nuk e lufton dot i vetëm këtë aktivitet të organizuar kriminal. Për këtë është krijuar SPAK. Nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekustruar rreth 7 ton drogë”, tha Kraja.