Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë në Mynih së bashku me liderë të tjerë botërorë. Ai zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut, Johann Wadephuli si dhe ish-kancelarin austriak, Kurz.
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz”– shkruan Rama.
Kjo konferencë do të zhvillohet deri ditën e Dielë, ndërsa më herët Kryeministri ka bërë me dije se do të diskutojë në tryezë për mbrojtjen kibernetike, raportet Kosovë-Serbi si dhe rolin e Shqipërisë në rajon.
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.