Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka marrë pjesë në konferencën vjetore e organizuar me shkollën ekonomike të Londrës.
Sejko tha se financat publike janë nën presionin e pasigurisë për të ardhmen. Sakaq theksoi se inflacioni ngelet sfidë për familjet dhe se ky i fundit vazhdon të ngelet në rritje.
“Duhet të kuptojmë sfidën dhe politikën se si t’i zgjidhim. Detyra e bankave qendrore është që mos të lejojë që axhenda e ditës të eklipsojë atë të së ardhmes. Ekonomia është karakterizuar nga një rritje, ndonëse krizat nuk kanë munguar. Stabiliteti financiar është marrë si i mirëqenë. Rritja e stabiliteti financiar i mundësoi ekonomisë botërore të ofrojë një stimul monetar. Inflacioni ngelet sfidë për familjet, ndërsa nga Banka Kombëtare cilësohet si rreziku primar. Financat publike janë në pasiguri financiare. Inflacioni i lartë rrit pabarazinë sociale. Baza e inflacionit ngelet në rritje, për qeveritë presioni ekonomik artikulohet në kërkesë për mbështetje fiskale. Financat publike janë në pasiguri për të ardhmen”, tha ai.