Konfirmohet lista e shteteve pjesëmarrëse në ‘Eurovision 2023’

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka shpallur ditën e sotme 37 vendet që do të konkurojnë në Eurovision Song Contest 2023. Kështu, Ukraina, fituesja e Eurovision 2022 dhe 5 vendet e mëdha (Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) janë kualifikuar automatikisht për finalen e madhe që do të mbahet në 13 maj 2023. 31 vendet e tjera do të garojnë në dy gjysmëfinalet.

Edicioni i 67-të është vendosur të organizohet në Liverpool, Angli, pasi në Ukrainë është e pamundur të realizohej për shkak të luftës; ndërsa organizatori i eventit është BBC. Kujtojmë që nga konkursi i rëndësishëm muzikor janë tërhequr siç e dini tashmë Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut, për shkak të mos përballimit të kostove dhe së fundmi edhe Bullgaria. Martin Österdahl, mbikqyrësi ekzekutiv i Eurovizion u shpreh:

“Mirëpresim me padurim artistët nga 37 vendet në Liverpool, qytetin e pop-it, majin e ardhshëm. Konkursi i vitit të ardhshëm premton të jetë një konkurs ekstra i veçantë dhe ne po punojmë shumë me BBC-në tani për të siguruar që qindra milion shikues do të shijojnë konkursin më të mirë të këngës në Eurovizion, me Ukrainën në qendër të ngjarjes.”

Mesa duket, edhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *