Një 16-vjeçar është personi i parë i infektuar me virusin respirator RSV në vendin tonë.
Ky rast është konfirmuar dy javë më parë, ku 16-vjeçari i infektuar gjendja e të cilit është përkeqësuar brenda ditës së djeshme është futur në intubim. Për fat të mirë, tashmë ai ndodhet në gjendje stabël. Krahas simptomave si temperatura e lartë, kolla, problemet me frymëmarrjen, risi e këtij viti e gripit është edhe dhimbja e fortë e trupit.
Sipas mjekëve ky virus prek kryesisht moshat pediatrike duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror.