Telenovela Bora-Donald vijon, madje çdo ditë me detaje të reja! Megjithëse Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk kanë folur asnjëherë hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar, ata po e konfirmojnë çdo ditë e më shumë se janë bashkë.
Përpos postimeve në rrjetet e tyre sociale, që ngrenë dyshime dhe shkaktojnë bujë, detaje të reja janë vënë re nga ndjekësit detajistë të çiftit të shumë komentuar. Çifti jo vetëm që janë bashkë, por nuk ngurojnë të japin sinjale publikisht.
Vëmendja është përqendruar pikërisht tek veshja e moderatorit Donald Veshaj gjatë puntatës së emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportive, me pantallona dhe një bluze të zezë. Por kjo bluzë me të cilin Donaldi u shfaq ja kemi parë edhe Borës. Ky detaj ka konfirmuar edhe një herë se dyshja e famshme janë me njëri-tjetrin.