Firmat e mbledhura nga PD për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar me 11 dhjetor kanë shkaktuar mjaft debate në lidhje me vërtetësinë e tyre.
Sipas deputetit të PD-së Agron Shehajt, i cili i verifikoi firmat ditën e djeshme, rezulton se ato janë të sakta në njesinë politike 5 dhe 7, aty ku ai është edhe drejtues politik. Pas verifikimit ai deklaroi se do ti bashkohet Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, pasi dyshimi i tij për t’iu bashkuar qëndronte tek firmat, por pasi u qartësua vendosi të bëhej pjesë e tij.
Situatën e ka ‘turbulluar’ një përdoruese e rrjeteve sociale me emrin Freskida Rapo Hani, e cila ka reaguar në hapësirën e komenteve në profilin zyrtar të deputetit Shehaj.
Ajo pretendon se firmat janë falsifikuar dhe ajo nuk ka firmosur për mbajtjen e Kuvendit më datë 11 dhjetor. Sipas saj, Shehaj e ka telefonuar, por përgjigja e saj ka qenë negative për pjesëmarrjen. Përdoruesja e cilëson qëndrimin e deputetit si dualist.
“Pse nuk shkruani që janë falsifikuar firmat… Unë nuk kam firmosur dhe rezulton që kam firmosur. Ishit ju që më morët dhe çfarë ju thashë???? Pse nuk denonconi z. Agron. Çështë ky qëndrim dualist???? Vallë e do PD më shumë se unë??? Zhgënjim total për ju dhe atë që përfaqësoni ju”, shkruan përdoruesja.
/Priza.al/