Me vendim të gjykatës së Apelit të Vlorës është sekuestruar në Lushnjë apartamenti me vlerë 120 mijë euro në pronësi të 43 vjeçarit Julian Sulo, të njohur ndryshe si ‘Juli i Pashakos’ i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit.
Konfiskimi u mor si masë pas hetimit pasuror të nisur ndaj 43 vjeçarit i cili dyshohet se ka ngritur pasurinë e tij nëpërmjet veprimtarive kriminale.
Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Lushnjës konfiskoi disa pasuri të Julit të Pashakos dhe 2 personave të tjerë nën akuzën se i kanë siguruar duke kryer veprimtari kriminale.
Pasuritë e sekuestruara të Julian Sulës:
Konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim të shtetasit J.S, të përshkruara si më poshtë vijon:
Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;
Pasuria e luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne”, në zotërim të shtetasit J.S.;
Apartament “Ap. C kati i IV” me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga “Vasil Kuqi”, zk 8513.
Apartamenti me vlerë 120 mijë euro
Julian Sula njihet dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën e Lushnjës të ndodhur në 2018-tën, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulos iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”.