ITALI/ Ditën e sotme Anti-Mafia finalizoi një urdhër për konfiskimin e pasurisë së një biznesmeni italian, i lëshuar nga Gjykata e L’Aquilas. Në kuadër të operacionit “Dama Bianca”, biznesmenit iu sekuestruan pasuri, jahte, makina, pasi akuzohet se ishte i përfshirë në një grup që merrej me trafikun e lëndëve narkotike bashkë me disa shqiptarë.
Ekzekutimi i vendimit të sotëm, ka arkëtuar 32 pasuri të patundshme, 3 automjete, njëri prej të cilave Lamborghini, 1 mjet lundrimi luksoz, e raporte financiare me vlerë 3 milionë euro, informon Ora News.
Sipërmarrësi italian akuzohej për korrupsion në tendera publike për ndërtimin e Aquila-s, qytet thuajse i rrënuar pas tërmetit të vitit 2009. Hetimet zbuluan sesi ai ofronte mbështetje logjistike për transportin e drogës me mjetet e tij, ndërkohë që pasurinë e grumbulluar nga trafiku e drogës e fshihte duke e vendosur në emrin e të afërmve të tij, ose tek personat që kishte besim.
/Ora News/Priza.al/