Një konflikt me protagonist dy pronar biznesesh është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në portën hyrëse të lagjes “Kala” ku ndodhen pranë njeri- tjetrit dy bizneset, njëri i hapur rishtaz ditët e fundit.
Mësohet se debati fillimisht ka nisur në dhunë verbale, duke degraduar më pas në përleshje fizike mes tyre. Dyshohet se konflikti ka nisur per shkak te marjes se klienteles.Mësohet se njeri prej pronareve ka mbetur i plagosur.
Ai është duke marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, ndërsa para bizneseve shihen qartë njollat e gjakut të cilat janë ende të freskëta. Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e njërit prej personave dhe në vijim pritet të marrë dëshmitë e tyre mbi shkaqet e konfliktit që gjeneroi në përdorimin e dhunës fizike.