Një konflikt me sende të forta ka ndodhur ditën e djeshme në Librazhd. Policia bën me dije se ka proceduar penalisht të dy shtetasit e përfshirë, të cilët akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Procedohen penalisht dy të rinj në Librazhd. Bëhet fjalë për shtetasit S.F., 20 vjeç, banues në fshatin Bushtricë dhe A.K., 34 vjeç banues në Qukës, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Këta shtetas ditën e zgjedhjeve, me 14 maj, rreth orës 19:20, në fshatin Qukës-Skëndërbe, Njësia Administrative Qukës, Librazhd, për motive të dobëta, në rrugë kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Shtetasit e lartpërmendur, për motive të dobëta dhe jo elektorale kishin debatuar verbalisht me njëri- tjetrin edhe disa ditë më parë.