Policia e Mirditës ka arrestuar në flagrancë shtetasin 67-vjeçar, Ded Doçi, pasi ka tentuar të vrasë qytetarin Nazmi Halila, duke e përplasur atë më automjet.
I dhunuari është një punonjës e kompanisë, e cila kryen punime në aksin rrugor Rrëshen-Rubik. Autori pretendonte se trualli ku po kryheshin punimet ishte në pronësinë e tij dhe prandaj ka tentuar të vrasë Nazmi Halila duke e përplasur me makinë.
Mësohet se i lënduari, banues në Kukës, është dërguar menjëherë në spital dhe pas mjekimeve të marra ndodhet aktualisht në banesën e tij.
Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë. Ded Doçi aluzohet për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Vetëgjyqësia”.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të vriste një shtetas duke e përplasur me automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime ,në aksin rrugor Rrëshen- Rubik , ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H.,banues në Kukës. Shtetasi N.H., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe ” Vetëgjyqësia”.