Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me konfliktin me Turqinë.
Mitsotakis tha se Greqia po përpiqet t’i mbajë hapur kanalet e komunikimit me Ankaranë.
“I konsideroj deklaratat e presidentit turk të papranueshme. Megjithatë, ne do të do të përpiqemi që t’i mbajmë të hapura kanalet e komunikimit, kam qenë gjithmonë i gatshëm të takohet me Erdogan,”- tha Mitsotakis.
Kujtojmë se presidenti turk Taip Erdogan e akuzon Greqinë se po pushton ishuj të demilitarizuar në detin Egje.