Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë në një konferencë për shtyp ku u shpreh se Këshilli i Mbikëqyerjes ka vendosur të mos ndryshojë qëndrimin për politikën monetore.
Sipas tij, konflikti në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë sollën ndërprerje të reja në zinxhirët globale dhe shtuan pasigurinë për të ardhmen.
Referuar shifrave të INSTAT, Sejko u shpreh se Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 8.5%.
“Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mos ndryshojë qëndrimin e politikës monetare. Informacioni i ri i marrë në analizë tregoi se presionet inflacionit ne tregjet botërore rezultuan më të forta sesa pritjet tona në fillim të vitit.
Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë sollën ndërprerje të reja në zinxhirët globale dhe shtuan pasigurinë për të ardhmen. Ato u pasuan nga një rritje e çmimeve në tregjet botërore dhe lëvizje agresive të bankave qendrore në drejtim të shtrëngimit të politikës monetare.
Inflacioni u rrit duke shënuar nivelin mesatar 4.4%. Rritja e inflacionit ishte e shpejtë në mars ku shifra arriti në 5.7%. Rritja e inflacionit u shkaktua nga goditjet e ofertës te ardhura nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës.
Paralelisht me këto trendi ritës i inflacionit ka pasqyruar rimëkëmbjen ekonomike si dhe tendencën në rritje të pritjeve për inflacionin.
Sipas INSTAT PBB u rrit me 8.5% gjatë 2021 duke tejkaluar nivelet e regjistruara para tërmetit dhe pandemisë. Rritja e punësimit solli rënien në 11.4% të normës së papunësisë”, tha Sejko.