Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Forumin Strategjik të Bledit 2022, ka folur mbi rreziqet që has Europa nga pasoja e luftës në Ukrainë.
Rama tha se pjesa më e vjetër e Bashkimit Europian nuk e njeh luftën, por e kanë parë vetëm në Netfliks. Po ashtu ai tha se nuk e dinte nëse mësimet historike, janë të mjaftueshme përball faturave për vendet e BE-së.
“Nëse doni që të flisni për rrezikun, duhet të kishit ftuar vende të tjera jo ne, sepse besoj se sa më i pasur të jetë vendi, aq më i lartë ëstë rreziku për tu lodhur. Në vend të Kroacisë duhet të kishit ftuar Gjermaninë. Në vend të Shqipërisë duhet të kishe ftuar Italinë, dhe Slloveninë meqë është vendi organizator. Pra, na duhet që të flasim për të tjerët, pasi nuk besoj se rreziku i lodhjes është në Shqipëri, Kroaci apo Slloveni, pasi ne e kemi parë luftën. Islanda kurrë nuk e ka parë luftën dhe kurrë nuk do e shohë, pasi askush nuk do të shkojë atje.
Kështu që unë besoj se ka një rrezik të madh. Kufiri i dhimbjes së rusëve është i lartë. Ukraninas janë njerëz të fortë. Pra lajmi i mirë është që Ukraina nuk e ka humbur luftën dhe as rusia nuk e ka fituar luftën.
Unë shpresoj që vendet e pasur nuk do të dorëzohen, por duke pasur fatura, nuk e di si do të shkojë situata, pasi në pjesën e vjetër të BE-së nuk kanë parë luftë, përveç se në Netfliks. Prandaj nuk e di se nga mësimet historike, janë të mjaftueshme përball faturave”, tha Rama.