Konflikti nisi për motive banale, del videoja e plagosjes tek ‘Kodra e Diellit’

Janë publikuar pamjet e momentit kur Olsi Bllaci plagosi fqinjin e tij, Jonian Shehu mbrëmjen e së enjtes në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive banale. Nga kamerat e sigurisë mësohet se fillimisht konflikti ka qenë verbal dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armës. Siç shihet nga pamjet 35-vjeçari, Shehu del nga pallati me vrap në tentativë për t’u larguar, por Olsi Bllaci e ndjek nga pas për ta qëlluar. Ndjekja vazhdon për disa sekonda. Më pas Bllaci hap zjarr në drejtim të fqinjit të tij. Ndonëse i plagosur ai arrin të largohet me vështirësi nga ngjarja.

Në pamje shihet se shfaqet dhe një zonjë. Ajo rezulton të jetë bashkëshortja e Olsi Bllacit, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Referuar hetimeve të kryera nga policia dhe prokuroria shkak i konfliktit është bërë zhurma që bënte fëmija i mitur i autorit të dyshuar, që ka çuar më pas në përplasjen mes prindërve.

I plagosuri vijon të jetë ne spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *