Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy komshinjve në lagjen ‘Vullnetari’ në qytetin e Elbasanit ku për pak ka përfunduar në tragjedi.
U mësua se në konflikt e sipër, shtetasi Hysen Ullorja 72 vjeç ka nxjerrë armën tip pushkë gjahu por ndërhyrja e ‘Forcave Shqiponja’ ka parandaluar një vrasje e mundshme e cila ka sekuestruar edhe armën.
Pas ndërhyrjes së policisë janë shoqëruar të dyja palët në konfliktit për sqarimin e ngjarjes.